TIRANË- Big Brother ka vendosur që t’u tregojë banorëve atë se çfarë ndodhi një ditë më parë, ku godina u sulmua me breshëri kallashnikovi, e ku humbi jetën roja Pal Kola. Luiz Ejlli, një prej banorëve ka shpërthyer në lot, pasi e njihte personalisht. Për këtë arsye, ai ka zbuluar se nëse do e fitojë, do i japë një pjesë të konsiderueshme të parave familjes së Pal Kolës.
“Ngushëllime familjarëve, po qaj se unë e kam njohur atë. Jam i bindur që ai sulm nuk ka qenë për ne si banorë, jam i bindur që në këto momente kjo shtëpi, kjo media, është më e sigurt se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, kur goditet fjala e lirë, duket sikur, nuk gjej emër që t’i vej këtij akti terrorist, të gjithë bashkë mund të ia dalim duke i dhënë forcë njëri tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj, ju jeni forca jonë, në fund të rrugëtimit tim, ca do të marr me vete, një pjesë do ia dhuroj”, tha Luizi.
Ndërkohë, njëzëri banorët kanë ngushëlluar familjarët.
“Do jemi të bashkuar, ngushëllime, më vjen shumë keq, uroj që ta që ta superojnë. Ky vend më dukej si shtëpia ime dhe ka një gjallëri dhe jetë shumë të bukur dhe më vjen shumë kaq dhe faleminderit që keni këtë forcë që na e transmetoni ne”, tha Dea Mishel.
Qetësori, i cili i ka dëgjuar krismat, ka hedhur dyshime se mos kanë qenë ata shkak për këtë breshëri armësh.
“Shpresoj që të mos ketë qenë temë e jona, ne kemi shumë dyshime se mos kapim tema të pakapshme”, tha Qetësori.
Megjithatë, Arbana Osmani tha se ende nuk ka asnjë pistë zyrtare nga ana e policisë.
“Policia nuk ka dalë në një deklaratë zyrtare dhe duke mos patur këtë informacion, unë nuk doja që të aludoja. Absurde të mendosh që arsyeja është një spektakël, apo një tifozeri e çmendur, kështu që realisht unë me gjithë zemër do kisha dashur që ta përjashtoja këtë pistë. Programe si Big Brother, me përmasa kaq të mëdha ndodh që njerëzit iu vijnë afër zemrës, shqiptarët janë të zgjuar të ndajë nga spektalin nga lufta”, tha Arbana Osmani.
Nga ana tjetër, ajo tregoi se do të jenë banorët që do të vendosin nëse duan ta vazhdojnë lojën ose jo.
“Do reflektoni, nëse doni të lini shtëpinë, ju mirëkuptojmë, nga ana tjetër ju vëmë në dispozicion çfarë të keni nevojë, përfshirë edhe në një komunikim në telefon me familjarët, transparentë për publikun që të jeni të qetë dhe pastaj të merrni një vendim dhe të jeni ju nëse do e vazhdoni. Nëse do e ndërrisni të gjithë, ne ju mirëkuptojmë”, tha Arbana.
Në fund, nuk pati spektakël, pasi banorëve do iu jepet mundësia për të pasur një telefonatë me familjarët e tyre.
Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj.
Luizi mashtrues ordiner, për cdo gjë do mashtroj ky njeri i pështirë.
PërgjigjuLuizi mashtrues koti! E kam njohur tha ...u kapërdi dhe kaloi në argument tjetër .
PërgjigjuCa injorance tregon ky spektakel aman, duke bere si gjynaf aty se na plasi ne do e nderprisni ju apo jo emisionin. Normal neve jo, po shqiptareve pa tru ju plas. tgjith e dim qe jan pazaret e familjes hoxha
Përgjigjuoj bana, na hape barkun mrome me at fjalim si ne vaki...hipokrizi fund e krye!
PërgjigjuU ka ngecur disku tek b-b-vipanistan. Vl pune vipanistanesh.
Përgjigju"Absurde të mendosh që arsyeja është një spektakël, apo një tifozeri e çmendur, kështu që realisht unë me gjithë zemër do kisha dashur që ta përjashtoja këtë pistë". Duket qe keta si kane kuptuar permasat e idiotesise qe ka arritur ky spektakel dhe kujtojne se ata qe i ndjekin ethshem jane te logjikshem.....
PërgjigjuPse t a kete organizu topi per t shty programin dhe padashje iku fatkeqi te duket e pamundur?