Një 28 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se i vuri zjarrin pyllit me pisha në Peshtan të Fierit.
I riu banor i këtij fshati dyshohet se ndezi zjarr për hapjen e kullotave por pasojat ishin të mëdha. Dje u desht dhe ndërhyrja e helikopterit Cougar për të shuar flakët.
"Policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Klevis Zyka, 28 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pyllin e këtij fshati dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me shkurre dhe pisha" informoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Taleban! Tani detyroheni te paguaje demin,helikopterin dhe te mbjelle fidane te rinj pishash per te zevendesuar ato qe dogji.Vetem keshtu vene mend keta.
Përgjigju