Banori i Tepelenës rrëfen zbulimin: Mendohet se është varr Ilir, presim specialistët

24 Gusht 2020, 20:37| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 20:44

  • Share

Nuro Kuci është banori që ka bërë zbulimin arkeologjik në Turan të Tepelenës disa muaj më parë.

Gjatë punës bujqësore  i riu ka nxjerrë në dritë disa gjetje arkeologjike që ndodheshin brenda në një varr.

Në një bisedë telefonike për "Report Tv" banori rrëfen se si e gjeti varrin me disa objekte brenda.

"Ka disa muaj që e kam gjetur. Pllaka e madhe ishte mbi varr. E ngrita me plug të traktorit, kur isha duke punuar tokën. Thonë se kanë gjetur edhe varre të tjerë, sikundër gjeta edhe unë. Në të kishte katër pesë monedha bronzi, një kandil qeramike, disa enë ceremoniale, një qyp me ujë dhe një me vers të mbyllur hermetikisht. Sipas specialistëve, që kam komunikuar mendohet që varri është Ilir. Nesër (25 gusht) do të vijnë specialistët nga Ministria e Kulturës për ta parë nga afër", tregon banori.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?