Një nga banorët e pallatit 10-katësh ku ra zjarri dhe raportohen 4 persona të asfiksuar deri tani, tregoi momentet e ngjarjes, panikut, evakuimit dhe pasojat e ngjarjes.
I pyetur nga gazetari i Report TV, Elvis Hila, ai tregoi se ndodhej brenda në shtëpi kur ndodhi ngjarja.
“Po isha në shtëpi kur ndodhi. Veç kur u mbush shtëpia me tym, korridoret dhe kemi dal me vrap, me sekonda”, shpjegoi ai.
I pyetur se çfarë kishte ndodhur, banori tregoi:
“Ka plasur gjeneratori poshtë dhe ka dalë tymi prej katit të parë dhe është ngjitur sipër në katin e dhjetë. Gjeneratori është i pallatit. Nuk mund të futesh brenda në shtëpi, sepse vdes. Pallati plotë me tym, tre vetë i kanë çuar në spital. Nuk e di a shpëtojnë a vdesin. Veç kush mundi me dalë. U bllokuam krejt në trup, organet e trupit”, tregoi banori.
Kurse për zhvillimet e mëtejshme, se ku do qëndronte dhe a do kthehej në banesë, ai u shpreh se s’kishte vend ku të qëndronte.
“Me pas shtet, me i çu njerëzit nëpër hotele, nëpër njerëz. Se unë s’kam ku të shkoj. Unë jam jashtë, s’kam njeri këtu, nuk kam ku të rri, jam jashtë se s’kam ça të bëj. Po hyn të tërë brenda do hyj edhe unë, po vdiqën, ça të bëj. Është i rrezikshëm, por me pas shtet vjen Shëndetësia, kontrollon komplet pallatin”, përfundon banori rrëfimin.
Lajmi kryesor:
Lezhë/ Pallati 10-katësh përfshihet nga flakët, asfiksohen 3 zjarrfikës dhe një banor, dërgohen në spital! Shkak zjarri në gjeneratorin e katit përdhes (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al