Banorja nga Ukraina për Report Tv: Situata është e tensionuar, ka tanke në rrugë! Janë vrarë mbi 17 fëmijë dhe rreth 1 mln banorë kanë lënë banesat! Putin të ndalë këtë agresion

28 Shkurt 2022, 17:31| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 18:31

  • Share

Situata në Ukrainë është e tensionuar, ndërsa nga sulmet ruse kanë mbetur të vdekur edhe 17 fëmijë. Kështu tha në një intervistë për emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Lyudmila Bilyashevich, banore në Lviv, Ukrainë, e cila tha se tanket ruse janë në rrugë, ndërsa u shpreh se qyteti ende nuk ka rënë në dorë të ushtrisë ruse. Ajo tha se rreth 100 civilë kanë humbur jetën.

'Situata në Lviv është e tensionuar, pasi ka shumë tanke, raketa, dhe ushtarë rus, por qyteti ende nuk ka rënë në duart e rusëve. Kemi rreth 100 viktima nga civile. Mbi 17 fëmijë kanë humbur jetën nga këto bombardime. Ne nuk mbajmë mend se çfarë dite po jetojmë!' '- tha ajo.

Lyudmila, me profesion mësuese, për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se refuzon që të bëhet refugjate, pasi ajo dëshiron që të jetojë në vendin e vet. Ndër të tjera ajo tha se janë rreth 1 milionë ukrainas të cilët janë larguar nga banesat e tyre. Ajo i bëri thirrje ndërkombëtarëve që ta ndalojnë Putin nga ky agresion i tmerrshëm që po bën ndaj Ukrainës.

'Ka shumë refugjatë të cilët po largohen, rreth 1 mln qytetarë të cilët janë larguar nga banesat për ti shpëtuar. Nuk duam që të jemi refugjatë, Putin ti japë fund luftës. Bota ta ndalojë Putin nga ky agresion i tmerrshëm. Burri im është duke luftuar për mbrojtjen e vendit. Po ashtu ka edhe shumë gra të cilat kanë marrë armatime dhe janë aty për të luftuar me forcat ruse.  Nuk dua të bëhem refugjate, dua të jetoj në vendin tim, dhe të ndihmojmë dhe ato të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin nga vendi i tyre.'- tha ajo.

Lyudmila, tha se nuk beson se do të ketë negociata, pasi nuk ka besim tek presidenti Vladimir Putin, se do të negociojë për herë të parë.

'Nuk kam besim tek negociata, pasi nuk kam besim që një president si Putin që vret civile të negociojë më takimin e parë. Perëndimi dhe NATO duhet të na ndihmojnë. Nëse doni të na ndihmoni, ju lutem bëjeni! Kjo nuk është për Ukrainën, por është për të ndaluar Putin, pasi ai është një kriminel dhe agresor që vret njerëz.'- tha ajo.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?