Banorët tentuan të djegin ferrat dhe shkurret, flakët përhapen nga era në 'lagjen e Çekëve' në Fushë-Krujë

7 Shkurt 2020, 17:57| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 18:25

  • Share

FUSHE KRUJE- Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen Bakushe Visha në Fushë Krujë, e njohur si lagja e çekëve. Dyshohet se shkak për rënien e flakëve ka qenë thatësira dhe erërat e forta.

Zjarrfikësja e Krujës ndodhet në vendngjarje dhe po mundohet të shuajë flakët.

Zjarri dyshohet se është vendosur nga banorët e lagjes për të djegur ferra dhe shkurre, por si pasojë e erërave flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?