Barack Obama dhe gruaj e tijMichelle

Barack dhe Michelle Obama thirrje amerikanëve në Konventën e Demokratëve të mbështesin Harris: Po ajo mundet, Amerika gati për historinë

21 Gusht, 13:39
  • Share

"Po, ajo mundet", ‘Amerika është gati për një histori më të mirë’, ishte fjalimi emocionues nga ish-presidenti Barack Obama për Kamala Harris. Nga Konventa Kombëtare e Demokratëve në Çikago ish-presidenti kërkoi t’i kalojë mantelin e historisë politike Kamala Harris duke kritikuar Trump që e pasoi atë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017.

Kamala Harris mund ta mposhtë Donald Trumpin, duke i dhënë fund makthit që për gati një dekadë tashmë ka kërcënuar, për të ndryshuar fytyrën e Amerikës, u shpreh Obama.

“Nuk na duhen edhe katër vite të tjera rrëmujë dhe kaosi,” u tha ai delegatëve. “Ne e kemi parë atë film më parë dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për një President Kamala Harris”, tha në një shpërthim emocional ish-presidenti Obama.

Ai nderoi presidentin në largim Joe Biden, i cili nuk ishte i pranishëm.

"Historia do ta kujtojë Joe Biden si një president që mbrojti demokracinë në një moment rreziku të madh," tha Obama, ndërsa e quajti Trump një miliarder 78-vjeçar, i cili nuk ka pushuar së ankuari për problemet e tij që kur zbriti nga shkallët e tij lëvizëse të arta nëntë vjet më parë dhe e sheh pushtetin si një mjet për qëllimet e tij.

Bashkëshortja e tij Michelle u ndal tek deklaratat raciste të Trump ndaj zezakëve duke thënë se kur ata shkojnë poshte ne shkojmë lart dhe kjo është pune triumfuese aty që Donald i quan punë të zeza. Obama dhe Michellë elektrizuan demokratët duke paralajmëruar një garë të ngushtë presidenciale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?