Barack Obama rikthehet për të mbështetur Joe Biden, i drejtohet Donald Trumpit si xhaxha i çmendur (VIDEO)

22 Tetor 2020, 10:22| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 15:08

  • Share

Gara presidenciale mes Joe Biden dhe Trump ndizet përherë e më shumë ndërkohë që kanë ngelur vetëm pak orë para debatit të fundit presidencial.

Në mbështetje të kandidatit demokrat Joe Biden ka dalë edhe ish- presidenti Barack Obama për të nxituar votuesit amerikanë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit. Nata e mbrëmshme u shoqërua me akuza të ndërsjella mes Donald Trump dhe paraardhësit të tij, Barack Obama.

Obama e krahasoi Trump me një "xhaxha të çmendur" dhe theksoi se ai inkurajon racizmin.

“Ajo çka ndodh është fakti se nuk jemi në një reality show, jemi në realitet. Dhe ne të tjerëve na është dashur të jetojmë me pasojat në mënyrë ai t’i tregojë vetes se është i paaftë ta marrë seriozisht këtë detyrë. “. Tha Obama.

Nga Karolinën e Veriut, presidenti republikan  u tall me Obaman  ti rikujtojë fitoren ndaj Hillary Clinton, duke theksuar me Ironi se nëse kishte një person më të trishtuar se Hillary Clinton ai ishte Obama.Trump shfrytëzoi rastin të ankohej për rregullat për debatin e fundit presidencial të së enjtes, duke përfshirë planin për të mbyllur pjesërisht mikrofonët.

“Mendoj se mbyllja e mikrofonëve është e padrejtë dhe nuk është aspak mirë  që nuk do të flitet për politikën e jashtme. Duhej të flisnin për politikën e jashtme. Mendoj se moderatorja është e njëanshme. Prindërit e saj janë të njëanshëm. “tha Trump.

Me 13 ditë që kanë mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve Biden kryeson ndjeshëm në shkallë vendi. Por diferenca është më e ulët në një numër të madh shtetesh të SHBA-së, të cilët mund të ndërrojnë balancat në moment të fundit.

Ndërkohë që në vend është shfaqur edhe një shqetësim i madh për ndërhyrjet nga Irani dhe Rusia, të cilët sipas tyre synojnë të frikësojnë votuesit amerikanë dhe të shkaktojnë trazira. Gjithashtu kanë marrë të dhëna për regjistrimin e votuesve me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e SHBA.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?