Barack Obama

Bota

Barack Obama feston ditëlindjen, urimi më i veçantë vjen nga bashkëshortja e tij

4 Gusht 2022, 16:26| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 16:45

  • Share

Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama feston sot 61-vjetorin e lindjes. Një ndër urime më të veçanta ishte ai i bashkëshortes së tij, Michelle Obama, në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen i dashuri im! Jeta me ty thjesht po përmirësohet çdo vit. Ti më bën gjithmonë krenare. Të dua", ka shkruar ajo krahas imazhit ku ish-presidenti shfaqet shumë i ri", shkroi Michele, ndërsa bashkëngjiti disa foto të Obamës ndër vite.

Poshtë postimit të saj në rrjetet sociale shpërthyen komentet pozitive për Barack Obamën, disa prej të cilëve kërkonin që ai të bëhej serish president i SHBA-së. Familja Obama do të festojë 30 vjetorin e martesës në tetor.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?