Sport

Barazim mes polemikash për Bylisin dhe Vllazninë, Laçi likuidon me Xhixhën Skënderbeun

3 Shkurt 2020, 16:17| Përditesimi: 3 Shkurt 2020, 17:32

  • Share

Janë zhvilluar sot dy ndeshjet e fundit të javës së 20 të Superligës, me takimin Bylis-Vllaznia që pati vëmendjen më të madhe dhe u mbyll me shifrat 2-2. Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Malotën, ndërsa vendasit përmbysën gjithçka deri në minutën e shtatë. Në pjesën e dytë një gol i kapitenit Lika vulosi rezultatin, por sfida u mbyll me shumë polemika. Kjo pasi në fundin e lojës arbitri akordoi një penallti për Bylisin, që pas konsultimit me anësorin e anulloi.

Ndërkohë ndeshja tjetër e zhvilluar në Laç mes kurbinasve dhe Skënderbeut u mbyll me rezultatin 1-0. Golin me vlerë tre pikët për ekipin e drejtuar nga Cungu e realizoi Xhixha në pjesën e dytë.

Këto ishin edhe takimet për javën e 20 të Superligës që sheh Kukësin si udhëheqës me 38 pikë, 1 më shumë se Tirana ndjekëse. Ndërkohë Flamurtari vijon e fundit me 6 pikë, ndërsa Luftëtari renditet i parafundit me dyfishin e pikëve të Flamurtarit. Rrezikon edhe Skënderbeu që aktualisht mban vendin e tetë e që në fund të kampionatit bën ‘play-off’ për të dalë nga Superliga.

Ndërkohë sot është mësuar edhe kalendari i javës së ardhshme, me derbin e Shqipërisë Vllaznia-Tirana, që luhet të premten. Të shtunën do të jenë katër ndeshjet e tjera të cilat luhen ndërmjet Kukësit dhe Laçit, Skënderbeut dhe Bylisit, Partizanit dhe Flamurtarit si dhe ndërmjet Teutës e Flamurtarit.

Ne.k./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?