Didier Deschamps

Barazimi 'i thatë', Deschamps i Francës i 'tërbuar': Ndeshja s'më pëlqeu

10 Qershor, 22:37| Përditesimi: 10 Qershor, 22:40

  • Share

Miqësorja e fundit e Francës ndaj Kanadasë nuk dha atë rezultat që pritej, teksa ndeshja u mbyll në barazim 0-0.

Tashmë ekipi i trajnerit Didier Deschamps ka 7 ditë kohë për të përgatitur sfidën e parë në Euro 2024 ndaj Austrisë.

“Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mëdha për të shënuar, më pas, ndeshja u bë më e vështirë në fundin e saj. Barazimi nuk është rezultati ideal para se të nisë një turne kaq i rëndësishëm dhe kjo s’më pëlqen”, tha Deschamps.

Trajneri foli edhe për rëndësinë e kësaj miqësoreje.

 “Gjithsesi, e rëndësishme ishte që të përfshiheshin të gjithë lojtarët e grumbulluar në këto dy ndeshje miqësore. Edhe kombëtaret e tjera të mëdha kanë hasur vështirësi në miqësoret e fundit.

Kemi edhe një javë kohë për të punuar e sistemuar disa gjëra. E rëndësishme është që të jemi gati për sfidën e parë, duke gjetur alternativa të ndryshme për të shkuar te goli e për ta nisur mbarë Europianin”, tha Deschamps.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?