Barazimi i thatë në derbi, trajneri i Partizanit: Ndikoi lodhja! Mehmeti i Dinamos: 'Demat' kanë organikë për dy ekipe

28 Nëntor 2023, 11:02| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 15:14

  • Share

Për të dytën javë me rradhë Partizani kampion në fuqi është ndalur në barazim. Këtë herë të kuqtë e mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0, ashtu siç e nisën derbin me Dinamon të zhvilluar në Arenën e Demave.

“Është normale që futbollistë si Rrapaj, Taipi apo Murataj e kanë ndeshjen e 22 të sezonit, gati 2/3 e kampionatit dhe normal që do ndiejnë lodhje se kampionati po zhvillohet 2-3 ditë,”-tha Arbër Abilaliaj, trajner i Partizanit.

Më e keqardhur për barazimin ishte Dinamo, që shpërdoroi disa raste të arta, ndërsa Partizani në këtë sfidë zbriti me 9 mungesa.

“Partizani është skuadër që ka dy ekipe. Po të marrim ekipin B e shohim se është i gatshëm gjithashtu të luajë si ekipi A. Mendoj që nuk ndikojnë mungesat te Partizani sepse ata të cilët lozën zëvendësojnë shumë mirë ata që nuk ishin. Kjo u pa,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.

Javën e ardhshme, të 15 e Superligës, Partizani luan derbin me Tiranën, që në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar vjen pas disfatës së pësuar nga Erzeni. Të hënën bardheblutë u mposhtën 1-0 nga shijakasit.

“Dihet rëndësia e derbit nga ana e pikëve dhe ana psikologjike. Në këto 4 ditët e ardhshmë është gjëja më e rëndësishme që çdo pjestar apo individ i komunitet të kuq duhet të mendojë,”-tha Arbër Abilaliaj, trajner i Partizanit.

Brazimi kundër Dinamos dhe më herët kundër Egnatias për Partizanin vijnë pas një ecurie rekord që të kuqtë patën në Superligë me 6 fitore rradhazi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?