Përplasja e Alisson me kapitenin Henderson

Sport

Barazimi me Chelsea, lojtarët e Liverpool përplasen mes tyre (VIDEO)

5 Prill 2023, 16:56
  • Share

Chelsea dhe Liverpool barazuan 0-0 për javën e tetë që ishte e prapambetur për Premier League. Miqtë e Klopp nuk ia dolën të fitojnë sërish, teksa klima e tensionuar në dhomat e zhveshjes këtë herë u duk edhe në fushë.

Henderson dhe Alisson kishin një përplasje të ashpër, me pamjet nga përballja e tyre që bënë xhiron në rrjetet sociale. Mesfushori 32-vjeçar dukshëm i nervozuar mund të shihet duke shkëmbyer fjalë të ashpra me Alisson, i cili gjithashtu dukej se nuk u përmbajt me përgjigjen e tij.

Tifozët e Liverpool nuk ishin aspak të kënaqur me përplasjen e Henderson ndaj Alisson dhe sulmuan kapitenin e të kuqve në mediat sociale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?