Pep Guardiola

Sport

Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë

27 Dhjetor 2024, 12:03| Përditesimi: 27 Dhjetor 2024, 12:04

  • Share


Manchester City në 13 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, tre barazime dhe nëntë humbje. Edhe në sfidën e fundit kundër Everton skuadra e Pep Guardiolës barazoi 1-1 në shtëpi kundër Everton, me ‘Qytetarët’ që kaluan në epërsi të parët dhe nuk mundën të mbanin dot avantazhin.

Humbja e penalltisë nga Haaland ishte deçizive për Cityn, teksa Pep Guardiola pas ndeshjes kishte kritika për të tijtë.

"Ne luajtëm shumë mirë, por jemi në një periudhë në të cilën po ndodh pikërisht kjo: ne krijojmë, por pësojmë gola me goditjen e parë që vjen. Por po, duhet të vazhdojmë kështu. Performanca kundër atij ekipi ishte vërtet e mirë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ne gjuajtëm shumë brenda zonës, por për fat të keq nuk arritëm të merrnim rezultatin që dëshironim", tha Guardiola.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?