Pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës Partizani ka marrë një tjetër rezultat negativ për objektivat e klubit. Barazimi 0-0 kundër Skënderbeut për javën e 29 të Superligës i largon të kuqtë me Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.
“Ka ndikuar goxha rënia psikologjike te skuadra pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës, por edhe lodhja fizike, duke pasur parasysh se ka një periudhë të gjatë ku luajmë çdo 3-4 ditë,”-tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.
Ndërkohë te Skënderbeu i vendit të fundit pika e fituar nuk bën ndonjë diferencë në renditje, por sipas trajnerit rrit besimin për sfidat e mbetura.
“Morali edhe shprese. Të gjitha ndeshjet që kemi para i konsiderojmë si finale pasi asnjë nga ne por edhe nga ju nuk e di sesi do të shkojë. Ishte një ndeshje shumë e mirë kundër një kundërshtari të fortë siç është Partizani,”-u shpreh Skënder Gega, trajner i Skënderbeut.
Kur kanë mbetur edhe 7 javë nga fundi i kampionatit Skënderbeu renditet i 10 me 21 pikë, 10 më pak se vendi i fundit që i shpëton rënies direkte nga kategoria.