Carlo Ancelotti

Sport

Barazimi që lëkund kreun, Ancelotti mediton largimin: Më mirë mos flas, pse mos shkoj në Arabi?

15 Shkurt, 21:06| Përditesimi: 15 Shkurt, 21:15

  • Share


Real Madrid u ndal 1-1 në udhëtim me Osasunën dhe kreu i La Ligas është lëkundur. Trajneri i "Galaktikëve", Carlo Ancelotti nuk ishte në gjendje të përmbante tërbimin në intervistat pas ndeshjes.

Trajneri italian mori një karton të verdhë në pjesën e parë dhe pas penalltisë së dhënë për Osasunën ka reaguar me sarkazëm dhe duke vendosur duart në fytyrë. Veç saj dyshime ka edhe për kartonin e kuq në drejtim të Bellingham, për ofendim të arbitrit.

“Arbitri gaboi me kartonin e kuq për Bellingham, mendoj se nuk e kupton mirë anglishten. Në tre ndeshjet e fundit kanë ndodhur gjëra që të gjithë i kanë parë, por nuk dua të them asgjë tjetër sepse dua të jem në stol në ndeshjen e ardhshme.

VAR? Ai eliminoi veprimet tona në zonën e penalltisë, por jo ato të kundërshtarit. Ishin dy ose tre që duhej të rishikoheshin", tha për ndeshjen Ancelotti.

I pyetur për mundësinë që të marrë drejtimin e ndonjë klubi në Arabinë Saudite, trajneri italian nuk e përjashtoi këtë gjë.

“Pse jo? Nëse dua të qëndroj në futboll, pse jo? Situata e Arabisë Saudite në futboll nuk duhet të jetë befasi për njerëzit. Ata janë duke pritur Kupën e Botës 2034 dhe janë në një moment konkurrues, megjithëse më pak se Evropa, por niveli aty është rritur shumë”, tha Ancelotti.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Championsi 'deh' Real Madridin, Osasuna e barazon 1-1! Atletico s'përfiton, Barcelona 'fërkon' duart për kreun


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?