Rikthimi i Duros si trajner i ka dhënë një pikë Laçit, që barazoi pa gola kundër Vllaznisë në Loro Boriçi.
“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme, deçizive për të dy skuadrat. Barazimin e kam cilësuar që dje se ishte shumë i rëndësishëm,”-deklaroi Shpëtim Duro, trajner i Laçit.
“Jo, duke e menduar që loznim në Shkodër patjetër që me barazimin nuk jam i kënaqur. Aq më tepër që luanim në Shkodër,”-tha Elvis Plori, trajner i Vllaznisë.
Ndeshja tjetër e së shtunës mes Kukësit dhe Egnatias përfundoi 1-1, ndërsa java e 28 e Superligës mbyllet me sfidën Skënderbeu-Tirana.