Lautaro Martinez shënoi golin që i dha fitoren Argjentinës ndaj Perusë dhe arriti në kuotën e 32 finalizimeve për kombëtaren e tij.
Sulmuesi i Interit ka barazuar rekordin e Diego Armando Maradonës në moshën 27-vjeçare dhe është entuziast për këtë arritje, teksa foli për TyC Sports.
"Jam i lumtur, sepse e gjithë familja ime erdhi dhe unë gjithmonë dua të bëj më të mirën time. Ky vit ka qenë shumë pozitiv dhe për fat e kemi mbyllur me fitore. Ishte një vit spektakolar për sa u përket paraqitjeve, golave, ndeshjeve të luajtura”.
Më pas ai shtoi në kanalet zyrtare të përfaqësueses bardhekaltër.
“Gjithmonë dua të jap maksimumin, duan të na mundin të gjithë, por Argjentina është gjithmonë protagoniste. Ka gjëra për të përmirësuar, por ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë", tha ai.