Ergi dhe Barbana Dini

VIP & Spektakël

Barbana Dini do të sjellë këngën e papërfunduar të vëllait

15 Tetor 2019, 11:13| Përditesimi: 15 Tetor 2019, 11:18

  • Share

Sot është ditëlindja e këngëtarit të talentuar Ergi Dini, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike në vitin 2016.

 Ai do të festonte ditëlindjen e tij pot ë ishte gjallë dhe  motra e tij, Barbana Dini ka një surprizë për të gjithë ata që e donin punën dhe zërin e tij.

 Këngëtarja do të publikojë një këngë që mban titullin “Ku je” dhe është një projekt i punuar nga Ergi.

Barbana shfaqet me një fustan madhështor të bardhë në një fushë të gjelbër.

Më 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’", shkruan Barbana krahas klipit.

Postimi i Barbanës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?