Ergi dhe Barbana Dini

VIP & Spektakël

Barbana Dini kujton vëllain: Ëngjëlli im, do të jepja gjithçka që të isha duke festuar për ty! Gjithçka ndjej është dhimbje dhe mall

15 Tetor 2022, 10:33| Përditesimi: 15 Tetor 2022, 10:43

  • Share

Këngëtarja e njohur Barbana Dini i ka dedikuar një shkrim prekës vëllai të ndjerë, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Barbara shkruan se do të jepte çdo gjë që ta kishte sërish pranë e të festonin bashkë.

 “Sot është ditëlindja jote engjëlli im Ergi! Sot do jepja gjithçka, edhe jetën time, te isha duke festuar per ty, por gjithçka ndjej dhe kam është një dhimbje dhe mall qe me gërryen shpirtin çdo ditë…”, shkruan ajo.

Gjithashtu shkruan se ‘lumturia nuk është lumturi pa ty...’ Me këtë duket se i referohet faktit që ka një partner në jetë që e bën të lumtur, por malli për vëllain duket se e shoqëron kudo.

 “Nga njëra ane kane ndryshuar shumë gjëra në jetën time, nga ana tjetër nuk ka ndryshuar asgjë…mungon TI pika ime e dobët, që më “detyroi” të bëhem e fortë!”, shkruan Barbana.

1665823364_barabanaergidini.jpg

Postimi në Instagram

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?