Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar mbi Ditën Përkujtimore të Holokaustit ndaj popullit hebre të cilin e cilësoi si një komb dinjitoz që ka dhënë shumë për njerëzimin.
Ai tha se e gjithë zanafilla e krimeve dhe masakrave të nazistëve ndaj hebrenjve e kishte zanafillën tek përbuzja e tyre për këtë popull.
"Përshëndetje miq, përpara këtyre flamujve që ne i kemi vënë për të promovuar paqen e Ballkanit që është copëtuar për shekuj. Sot është dita e Holokaustit, sot është dita e të gjithë barbarisë hitleriane që kanë bërë mbi kombin hebre. Dua t’i rikujtoj opinionit publik një të vërtetë që nuk e lexoj nëpër mediat tona. Sigurisht që gjithë ajo barbari hitleriane e ka pasur zanafillën për të treguar atë përbuzjen dhe disa elementë se nuk mundet dot të masakrosh një komb aq dinjitoz që ka dhënë aq shumë për njerëzimin”- tha Luca.
Por mes të tjerash ai foli edhe për luftën në Rripin e Gazës duke bërë thirrje që ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim mbi krimet që po bëhen ndaj civilëve palestinezë, prej të cilëve deri më tani me mijëra persona janë vrarë nga bombardimet izraelite.
“Atëherë nëpërmjet kësaj videoje u bëj thirrje të gjithë atyre që shpirtërisht janë me atë komb dhe kanë dënuar gjithë atë barbari që ka bërë Hamasi mbi atë vend, mbani qëndrim dhe ndani barbarinë mbi civilët që po bën populli hebre mbi popullin palestinez. Ai populli i ka plagët më të mëdha se e gjithë bota për atë që ka kaluar në shpinë. Ju lutem mbani qëndrim për atë popull të shkretë palestinez që po copëtohet”- përfundoi biznesmeni.