Robert Lewandowski duke festuar golin ndaj Valencias

Barça e nisi sezonin me fitore falë dy golave të Lewandowskit në Valencia! Sot zbret në fushë Real Madrid, Mbappe debuton në La Liga ndaj Mallorcas

18 Gusht, 15:16| Përditesimi: 18 Gusht, 15:33

  • Share

SPANJË - Barcelona mbrëmjen e djeshme e nisi edicionin e ri të La Ligas me fitore, teksa mposhti në transfertë Valencian me përmbysje 1-2. Katalanasit e nisën ndeshjen jo mirë dhe pas një insistimi të vazhdueshëm vendasit kaluan në avantazh me Duro në minutën e 44-t.

Por në përfundim të pjesës së parë pasi arbitri kishte akorduar 5 minuta shtesë, Lewandowski vuri baraspeshën duke çuar topin në rrjetë pas një asisti të Yamal. Më tej me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish polaku që shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë.

Sot në mbrëmje në 21:30 do të jetë rradha e Real Madridit për të zbritur në fushë. Los Blancos me Mbappen, Vinicius e Bellingham do të sfidojnë Mallorca në transfertë.

Kjo do të jetë dhe debutimi i francezit Mbappe në La Liga me Realin, pas debutimit zyrtar në ndeshjen e Superkupës përballë Atalantës kush shënoi një nga golat e fitores.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?