Barcelona duke festuar Kupen e Mbretit ne Spaje

Barça ‘masakron’ Seviljan dhe fiton Kupën e Mbretit, Benevento ‘shokon’ Milanin

22 Prill 2018, 09:04| Përditesimi: 22 Prill 2018, 09:06

  • Share

Barcelona fiton Kupën e Mbretit duke masakruar 5-0 Sevillan në finalen e luajtur në Madrid në “Ëanda Metropolitano”. Ndeshja ka pasur vetëm një protagonist futbollistët e Barcelonës që ishin të uritur për të fituar trofeun. Që në minutën e 14-të katalanasit kaluan në avantazh me Luis Suarez ndërsa dyfishimi erdhi me argjentinasin Leo Messi në të 31-tën dhe në fundin e pjesës së parë Suarez shënon golin e tretë dhe të dytin personal duke arkivuar fitoren që në 45 minutat e para.

Por në pjesën e dytë Barcelona e Valverdes kompleton pokerin e golave me Andres Iniesta që dhuron spektakël duke mposhtur portierin e andaluzianëve dhe golin e pestë e shënon Coutinho me penallti. Beneventon shokon Milanin duke e mundur në “San Siro” 1-0 në ndeshjen e javës së 34-të të Serisë A. Skuadra e Gattusos pa ide nuk po arrin të fitojë më dhe u mund nga goli i Iemmello në pjesën e parë.

Ndërsa Manchester United është finalistja e parë e FA CUP për këtë sezon. Në “Ëembley” djemtë e Mourinhos mundën 2-1 me përmbysje Tottenham për të siguruar finalen e madhe. Tottenham shënoi i pari me Delle Alli ndërsa Alexis Sanchez barazoi brenda pjesës së parë. Golin e fitores e shënoi Ander Herrera. Spanjolli tundi rrjetën në minutën e 62-të me një gjuajtje të bukur nga larg për të dërguar United në finalen e FA Cup.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?