Hansi Flick, trajneri i Barcelonës

Sport

Barça me ‘një këmbë’ në gjysmëfinale, Flick: Të japim maksimumin ndaj Dortmundit

15 Prill, 13:47| Përditesimi: 15 Prill, 13:49

  • Share

Këtë të martë në mbrëmje (15 prill) në orën 21:00 Dortmund dhe Barcelona luajnë në sfidën çerekfinale të Champions League. Spanjollët fituan 4-0 në duelin e parë dhe janë thuajse të kualifikuar, por trajneri Hansi Flick kërkon maksimumin.

‘’Kam besim absolut te skuadra ime. Ne vijmë nga epërsia 4-0 në ndeshjen e parë. Po mundohemi të luajmë sa më mirë dhe mendoj se në ndeshje si këto do të duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të luajmë siç dimë të bëjmë’’, tha Flick.

Trajneri u pyet edhe për trofetë që mund të fitojë Barça këtë sezon, por ai nuk e hoqi përqëndrimin nga ndeshja e radhës.

“Unë e them gjithmonë. Nuk jetoj në të kaluarën dhe atë që kam fituar me Bayernin, por në të tashmen. Gjithçka që vjen do të jetë e mirëpritur, por kjo është e ardhmja dhe duhet të fokusohemi te ndeshja kundër Dortmundit. Duhet të fokusohemi te ndeshja’’, vijoi ai.

Ndërsa foli për rikuperimin e Olmo, Flick theksoi se është krenar për atë që ka treguar skuadra e tij.

“Si gjithmonë do të futemi në fushë për të dhënë maksimumin. Kemi një ekip të mirë dhe mendoj se ndeshje si këto në çerekfinale, duhet të jemi të fokusuar dhe të luajmë ashtu siç dimë. Jam krenar për ekipin që drejtoj.

Jam shumë i lumtur për rikthimin e Dani Olmo. Ai është në gjendje të luajë dhe kjo më lumturon. Olmo është një lojtar i cili na ndihmon shumë, por duhet të jemi të kujdesshëm me të. Ai do të luajë në varësi të mënyrës sesi do të shkojë ndeshja”, u shpreh Flick.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?