Rapinha mund të konsiderohet futbollisti më i ri i skuadrës së Barcelonës.
Braziliani do t’u kushtojë katalanasve 68 milionë euro, duke iu afruar ofertës që Chelsea kishte bërë më herët për 25-vjeçarin dhe që Leeds e kishte pranuar, por dëshira e futbollistit për të shkuar në ‘Camp Nou’ bëri diferencën. Fillimisht Barcelona do japë 58 milionë euro, ndërsa 10 të tjerat do jenë në formë bonusesh.
Rapinha shkëlqeu këtë sezon me Leeds në Premier League, ndërsa është pjesë edhe e kombëtares së Brazilit. Në vijim Barcelona do vendosë pikat mbi i për rinovimin e Dembele-s, ndërsa edhe Leëvandoëski është në pritje.