Festa e Barcelonës

Sport

Barcelona bën detyrën, mposht 1-4 Sevillan dhe rihap garën për titullin kampion në La Liga

9 Shkurt, 23:02| Përditesimi: 9 Shkurt, 23:03

  • Share

Barcelona ka bërë detyrën dhe ka mposhtur 1-4 Sevillan për raundin e 23-të në La Liga. Ky rezultat bën që katalanasit të afrohen me kreun dhe të jenë në garë për vendin e parë, kjo duke përfituar nga barazimi 1-1 mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Në "Ramón Sánchez Pizjuán" pjesa e parë ishte "zjarr" në vetëm pak sekonda. Lewandowski në minutën e shtatë kaloi Barçën në epërsi, ndërsa një minutë më vonë Vargas barazoi për 1-1.

Në fraksionin e dytë Barça e nisi ndeshjen me gol, pasi në minutën e 46-të Fermin Lopez shënoi golin e dytë pak sekonda pasi u fut në fushë, për t'i lënë vendin Raphinhas në minutën e 55-të me golin e tretë.

E 60-ta minutë solli kartonin e kuq për Fermin Lopez, me Barçën që e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë, por që nuk rrezikoi të pësonte. Në fundin e sfidës Eric Gracia shënoi edhe golin e katërt.

Tanimë me 48 pikë Barcelona mban vendin e tretë, dy më pak se Real Madridi kryesues dhe një më pak se Atletico Madrid i vendit të dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?