Barcelona është konkrete në pistën që e dërgon te Dani Olmo. Skuadra katalanase ka depozituar edhe ofertën për lojtarin e Leizpig, e cila sipas mediave spanjolle kap shifrën totale të 60 milionë eurove.
Duke iu referuar asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, Barcelona i ka propozuar gjermanëve 40 milionë euro direkt, plus 20 milionë të tjera që do të shkojnë në formën e bonusit në varësi të faktit nëse klubi fiton tituj. Pagesa do të bëhej me këste vit pas viti, skenar që nuk i pëlqen Leipzig.
Oferta u transferua nga Barça te Leipzig përmes agjentëve të lojtarit për shkak të marrëdhënieve të mira që Olmo ka me klubin. Për golashënuesin më të mirë të Europianit është propozuar kontratë 6-vjeçare, me kushtet financiare që ende mbeten për t'u përcaktuar.