Barcelona e këtij sezoni në La Liga është e frikshme, teksa në pesë javët e para ka po kaq fitore duke kryesuar kampinatin me 15 pikë të plota. Pasditen e së dielës skuadra e drejtuar nga Hansi Flick fitoi 1-4 kundër Gironas në udhëtim.
Derbi i vogël i Katalonjës u zhbllokua në minutën e 30-të nga Lamine Yamala, me talentin 17-vjeçar që shënoi edhe golin e dytë dhe dopietën personale në fundin e pjesës së parë.
Edhe fraksioni i dytë ishte nën diktatin e katalanasve të Flick që shënuan dy herë me Olmo dhe Pedri. Në minutën e 80-të ishte Stuani që shkurtoi shifrat për vendasit.
Kështu, Barça me 15 pikë mban kreun e renditjes, katër pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid dhe Villarreal. Barça ka bindur këto javë duke shënuar 17 gola dhe pësuar vetëm katër, për golavarazhin 13-të, më mirë se gjithë ekipet në La Liga.
Renditja: