Barcelona ëndërron tripletë trofesh këtë sezon, teksa mban kreun e La Liga dhe është në gjysmëfinalet e Champions League, ku e pret Interi. Në Katalonjë po ëndërrojnë tre trofe dhe këtë e konfirmon njëshi i klubit, Joan Laporta.
“Tripleta? E vetmja gjë që mund të them është se po punojmë shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me përkushtimin e lojtarëve, talentin, mënyrën mjeshtërore në të cilën Hansi Flick po udhëheq ekipin tonë. Dhe e vërteta është se Barça është një kënaqësi.
Ekipi është i fortë. Duhet të kontrollohet çdo detaj, megjithatë jam shumë i kënaqur me këtë sezon. Një nga pikat e rëndësishme që kemi përmirësuar ishte ana fizike. E cila nuk është e vetmja sepse gjithçka që po bën Barça është e mirë, ne po luajmë shumë mirë, po luajmë në një mënyrë që njerëzit e pëlqejnë. Ky ekip po ndjek thelbin e Barcelonës”, u shpreh Laporta.
Në finalen e Kupës së Mbretit Barcelona ka përballë Real Madridin, në një 'Klasike' që luhet mbrëmjen e 26 prillit në Sevilla.
Komente
