Barcelona duke ngritur kupën

Sport

Barcelona fiton 'El Clasico-n' e sherrit, ngre kupën e Spanjës! Rudiger kalon limitet, gjuan me akull arbitrin (VIDEO)

27 Prill, 11:48| Përditesimi: 27 Prill, 11:52

  • Share

Në një finale më të pazakontë se kurrë Barcelona është shpallur fituese e Kupës së Spanjës, duke mposhtur në finale Real Madridin. Në stadiumin olimpik të Sevillia-s tensioni mes skuadrave, në atë që njihet si El Clasico, u pa nga minuta e parë për shkak të situatës së krijuar para ndeshjes, ku Real Madrid fillimisht u tërhoq nga finalja për shkak te deklaratave të arbitrit.

Megjithatë në fushë spektakli nisi me Pedrin, i cili zhbllokoi finalen me një supergol, ndërsa në vijim Real Madrid arriti të përmbyste me Mbappe-n dhe Tchuameni-n. Një shpikje e Yamal dhe më pas finalizimi perfekt i Ferran Torres e dërgoi finalen në shtesë, atje ku Kounde vulosi suksesin e Barcelonës 2-3, që edhe njëherë tjetër këtë sezon mposht Realin, që duket i destinuar për të vuajtur.

Disfata shkaktoi zemër të madh te lojtarët e Realit, duke nisur me kapitenin Carvajal nga stoli që nuk kurseu asnjë ofendim ndaj arbitrit De Burgos. Situata ndërkohë eskaloi me Rudiger, i cili gjuajti me qese me akull gjyqtarin. Një ngjarje që mund të sjellë dënimin e mbrojtësit me 12 ndeshje pavarësisht se pas finales kërkoi falje. Ky është një tjetër trofe që Reali humbet në finale ndaj Barcelonës pas Superkupës, ndërsa u konsiderua si mundësia e fundit për të dalë me trofe këtë sezon. Vetëm pas dy javësh do të luhet një tjetër El Clasico, me Realin që ka shansin e fundit për të rihyrë në garë për titull.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?