Lamine Yamal

Sport

Barcelona humbet 'xhevahirin' e ekipit, koha e mungesës së Yamal

16 Dhjetor 2024, 20:38| Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 20:42

  • Share

Humbja kundër Leganes s'ka qenë i vetmi lajm i keq për Barcelonën e Hansi Flick. Mësohet se klubi katalanas ka humbur shërbimet e Lamine Yamal, i cili është dëmtuar dhe do të qëndrojë jashtë fushave për tre deri në katër javë.

Sulmuesi anësor u dëmtua pas gjysmë orë loje, por Flick nuk e zëvendësoi deri në minutën e 75-të çka mund të ketë shtuar peshën e dëmtimit në kyçin e këmbës.

Spanjolli do të humbasë ndeshjen me Atletico Madridin si edhe duelin ndaj Barbastros në Kupën e Mbretit. Ai pritet që të rikthehet ndaj Athletic Bilbaos më datë 8 janar në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Në rast se lëndimi e mban jashtë fushave për katër javë, atëherë Yamal do të rikthehej me gjasë për duelin ndaj Getafes më 19 janar 2025 në udhëtim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?