Dani Olmo shkëlqeu në Euro 2024 dhe ishte ndër protagonistët kryesorë të Spanjës në fitimin e trofeut. Tanimë për fantazistin ka shumë interes, me Barcelonën që ka bërë ofertë konkrete te Leipzig për të rikthyer në shtëpi djaloshin.
Sipas gazetarit Ferran Martinez të 'Mundo Deportivo', Barcelona i ka bërë RB Leipzigut një ofertë për Olmon që arrin deri në 60 milionë euro, shumë që është edhe klauzola e tij e lirimit.
Pas Martinezit, një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari tjetër i afërt me Barcelonën, Gerard Romero. Oferta e Barçës thuhet se përfshin një tarifë fikse dhe bonuse, të cilat së bashku arrijnë në shifrën e klauzolës prej 60 milionë eurosh.
26-vjeçari Olmo ishte pjesë e La Masia nga viti 2007 deri në 2014.