Një lëvizje e papritur ka tronditur ambientin te Barcelona. Portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen nuk është më kapiteni i skuadrës, pasi klubi ka vendosur ta pezullojë përkohësisht nga kjo detyrë për shkak të një procedure disiplinore të nisur ndaj tij.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga klubi katalanas nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare.
“Barcelona informon se, pas procedurave disiplinore të nisura kundër lojtarit Marc-Andre ter Stegen dhe deri në zgjidhjen e tyre përfundimtare, klubi, në marrëveshje me Drejtorin Sportiv dhe stafin e trajnerëve, ka vendosur ta largojë përkohësisht atë nga kapiteni i ekipit të parë”, thuhet në deklaratë.
Përkohësisht, shiriti i kapitenit do t’i kalojë mbrojtësit uruguaian, Ronald Araujo, i cili ishte kapiteni i dytë i ekipit. Ky vendim vjen në një periudhë të rëndësishme për skuadrën, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë në atmosferën brenda grupit dhe marrëdhëniet mes lojtarëve.
Komente
