Barcelona ka marrë tre pikët këtë javë në La Liga si pasojë e fitores me shifrat 2-1 kundër Getafe-s. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por goli u anullua me ‘VAR’. Më pas ekipi I drejtuar nga Setien mori epërsinë me golin e realizuar nga Griezmann, ndërsa pak çaste më pas Sergi Busquets dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë loja ishte e barabartë, por Getafe arriti të ngushtonte diferencat në minutën e 66. Edhe pse pati rreth gjysmë ore loje Getafe nuk arriti që të dilte me pikë nga ky takim.
Ndërkohë pavarësisht se ishte i grumbulluar nga Barcelona Rei Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk u preferua për asnjë minut në fushë e lojës.