Barcelona ka një problem dhe kjo lidhet me të ardhmen e trajnerit. Xavi Hernandez pasi mposhti Almerian, u zgjua me lajmet nga RAC1 që sugjeronin shkarkimin e tij.
Megjithatë, vetë trajneri zbuloi në 'Catalunya Radio' se kishte marrë vetëm një mesazh urimi nga presidenti Joan Laporta për fitoren e rëndësishme në Almeria. Nuk përmendet asnjë shkarkim.
Lajmi u përhap shpejt, duke çuar në spekulime se presidenti mund ta linte të largohej. Në përgjigje të kësaj, Xavi kërkoi dje një takim me presidentin, por fatkeqësisht u refuzua.
Takimi tani është planifikuar për javën e ardhshme. Laporta dëshiron të marrë pak kohë, të vëzhgojë sesi zhvillohen gjërat dhe të marrë një vendim të mirëmenduar në konsultim me Decon, i cili ishte dje në Porto për një angazhim personal.
"Unë nuk di asgjë për këto", tha Xavi për radion katalanase, i pyetur në mbërritjen e tij në qendrës stërvitore, me pamjen dukshëm të një të hutuari. Pritet java që vjen për të parë të ardhmen e Xavit.