Barcelona ka informuar zyrtarisht Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF) se do t'i luajnë ndeshjet e tyre sezonin e ardhshëm si pritës larg 'Camp Nou', i cili do të rizhvillohet si pjesë e projektit të klubit.
Të gjitha objektet e klubit në lagjen Les Corts të qytetit do të rinovohen, duke përfshirë stadiumin e vogël 'Johan Cruyff' , ku Barcelona e të rinjve dhe Barcelona e femrave zakonisht luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi dhe qendrën stërvitore 'Joan Gamper', terreni i tyre i stërvitjes dhe baza e akademisë.
Stadiumi olimpik 'Lluis Companys' në zonën e Montjuic (Barcelonë) do të jetë shtëpia e tyre e re për sezonin e ardhshëm. Puna e rinovimit në 'Camp Nou' pritet të fillojë në qershor 2023 dhe të përfundojë deri në qershor 2026 , megjithëse plani i katalanasve është që të kthehen në shtëpi në nëntor 2024 , duke ndjekur shembullin e Real Madrid, i cili është kthyer të luajë në 'Santiago Bernabeu' në mes të rinovimit të stadiumit.