Barcelona ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të ftuar para ndeshjes së dytë në gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit përballë Real Madridit që luhet sonte në Camp Nou në orën 21:00.
Në listën që Xaci ka përgatitur me lojtarët e ftuar, mungojnë Pedri Ousmane Dembele, Andreas Christensen të cilët janë të dëmtuar. Gjithashtu holandezi Frenkie de Jong nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe nuk do jetë i gatshëm për këtë ndeshje.
Raphinha i cili mungoi në ndeshjen e La Ligas për shkak të pezullimit, tashmë është rikthyer në skuadër.
Ndërkohë, Xavi ka thirrur edhe talentet e rinj; Angel Alarcon, Estanis Pedrola, Marc Casado dhe Aleix Garrido, të cilët debutuan në fitoren 4:0 kundër Elches.