Presidenti i Barçës

Sport

Barcelona në kërkim të përforcimeve të reja, fokusohet te tre lojtarë, kapin shifrën mbi 200 milionë euro

21 Tetor 2018, 04:43| Përditesimi: 21 Tetor 2018, 04:46

  • Share

Në ekipin e Barcelonës, tashmë janë në kërkim të përforcimeve të reja. Emrat që ndodhen në listë janë të shumtë, por Messi e di se plani A fokusohet te tre lojtarë që kapin shifrën e 200 milionë euro.

Dy emrat e pare të listës janë prej kohësh nën vëzhgimin e katalanasve dhe mund të thuhet se janë kthyer në një fiksim për ta. Bëhet fjalë për Frenkie De Jong dhe Matthijs De Light. Dy lojtarët e Ajax janë dëshira e madhe e klubit katalan. Bëhet e ditur nga “Camp Nou” se nënshkrimi i të dyve do të kushtojë rreth 130 milionë euro.

Ndërsa nga ana tjetër, një afrim i detyruar është ai i sulmuesit, mbi të gjitha duke parë formën e Luis Suarez dhe moshën e tij.

Mirëpo emri që pëlqehet për të marrë rolin e nr.‘9’ është ai i Roberto Firmino dhe afrimi i tij në ekip do të kushtonte rreth 80 milionë euro.

Tre lojtarë në total kapin shifrën prej më shumë se 200 milionë eurosh për Barcelonën e sezonit 2019/20.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?