Joan Laporta

Barcelona në kundërsulm, Laporta: Real Madridi ka 70 vite që cakton arbitrat, cinike

17 Prill 2023, 12:39| Përditesimi: 17 Prill 2023, 12:40

  • Share

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dalë në një deklaratë të gjatë për mediet, duke folur për çështjen "Negreira" dhe hetimet për klubin e tij në lidhje me favorizimet e mundshme që mund t'i ketë bërë ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Arbitrave në Spanjë. Klubi katalanas është përfshirë në pagesa kundrejt një kompanie që drejtohej nga Negreira, me Laportën që ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me favorizime, duke u hedhur në kundërsulm ndaj Realit të Madridit.

"Ata nuk kanë zbuluar ende asgjë, sepse nuk ka asgjë. Ajo që ata bënë ishte përforcimi i një situate në të cilën një nga personat e lidhur me këto kompani ishte një ish-arbitër dhe një ish-nënkryetar i Komisionit të Arbitrave. Ai nuk ka pasur kurrë aftësinë për të ndryshuar rezultatet, sepse nuk ishte ai që i vendoste arbitrat. Nesër do të shpjegoj gjithçka", tha presidenti i Barçës.

Më pas Laporta u ndal edhe te sulmet e Real Madrid, duke thënë se ata janë favorizuar historikisht.

"Ne nuk jemi të interesuar të fitojmë duke u favorizuar nga arbitrat. Ka klube të tjera, veçanërisht një që është paraqitur në gjykatë (Real Madrid), i cili është favorizuar historikisht. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kjo nuk ka kuptim. Barcelona u bë e madhe falë brezave që e bënë klubin të rritej. Ne nuk do të lejojmë që Barcelona të njolloset", tha Laporta.

Presidenti i Barcelonës vijoi me kundërsulmet kundër Real Madridit dhe i quajti cinikë, duke thënë se për 70 vite ata caktonin arbitrat.

"Për 70 vjet, ata që kanë caktuar njerëzit që duhet të vendosin drejtësinë kanë qenë ish-partnerë, ish-lojtarë dhe ish-drejtorë. Që ky klub të shfaqet personalisht dhe të pretendojë se ndihet i dëmtuar në aspektin sportiv në periudhën më të mirë të historisë tonë, më duket një ushtrim i paprecedentë cinizmi", vijoi kundërsulmin Laporta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 17/04/2023 14:15

    BARCELONA NJESOJ SI RUBENTUS...HAJDUTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?