Dani Olmo

Sport

Barcelona në telashe financiare, rrezikon të humbasë Dani Olmon

11 Dhjetor 2024, 15:42| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 15:43

  • Share

Dani Olmo mund të largohet falas nga Barcelona në janar nëse klubi katalanas nuk arrin ta ri-regjistrojë atë në La Liga, kjo për shkak të krizës ekonomike dhe fair-play financiar.

Spanjollët kanë kohë të paktën deri më 1 janar për të kryer regjistrimin e futbollistit, pasi momentalisht, Olmo ishte i Barcelonës vetëm për pjesën e parë të sezonit.

Emergjencë ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit. Barcelona po përpunon në mënyra të ndryshme për të sjellë më shumë financa para fundit të vitit, pasi nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë rrezikojnë të humbasin lojtarin e blerë për 55 milionë euro nga Leipzig në merkaton e verës.

Kur Olmo nënshkroi kontratën me Barcelonën, ai pranoi të regjistrohej vetëm për një sezon, megjithëse në parim, lojtarët nënshkruajnë një kontratë sipas së cilës do të regjistrohen për kohëzgjatjen e kontratës, por duke pasur parasysh situatën në të cilën klubi është, lojtari pranoi të regjistrohej vetëm për sezonin e parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?