Aleksander Ceferin

Barcelona në telashe serioze, kreu i UEFA-s: Çështja më serioze që është parë në futboll

3 Prill 2023, 14:32| Përditesimi: 3 Prill 2023, 14:33

  • Share

Barcelona është në telashe serioze me UEFA-n, për shkak të pagesave në drejtim të kompanisë së ish-kreut të arbitrave në Spanjë, Jose Mara Enriquez Negreira. Veç hetimit në La Liga për shumën e 7.3 milionë eurove të dyshimta, tanimë në skenë ka dalë edhe UEFA me një hetim që vijon.

Kreu i futbollit evropian, slloveni Aleksander Ceferin ka bërë me dije se kjo është një çështje vërtet serioze dhe se në Spanjë shkelja është e parashikuar.

“Jam informuar se situata është vërtet shumë serioze. Për mendimin tim është një nga çështjet më serioze që është parë në futboll. Nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për dy arsye. Së pari, sepse ne kemi një komision të pavarur disiplinor përgjegjës për ta bërë këtë. Dhe së dyti, sepse unë ende nuk e kam trajtuar këtë çështje me detaje. Në Spanjë shkelja është e parashikuar, por për sa i përket UEFA-s nuk ka asgjë të përshkruar dhe pritet hetimi”, tha Aleksander Ceferin.

Nëse dyshimet konfirmohen se arbitri ka ndikuar në rezultatet e Barcelonës, drejtpërdrejt ose tërthorazi, katalanasit mund të përjashtohen me të paktën një sezon nga kompeticionet evropiane.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?