Barcelona është nën akuzë pas përgjimeve për pagesën e ish-zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave, Negreira. Në Spanjë aludojnë për masa kundër katalanasve, me provat që janë kontradikore për rolin që ish-arbitri ka pasur në këshillimin e klubit të La Ligas.
Në lidhje me këtë temë, për Rac1 ka folur edhe ish-mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique. Ai ka thënë se nuk e ka takuar asnjëherë ish-arbitrin dhe as djalin e tij, teksa zbulon sesi korruptohen arbitrat.
“Asnjëherë në jetën time nuk e kam takuar zotin Negreira, as djalin e tij. Jam gati të betohem para një gjykate, ose para kujtdo që dëshironi, se Barcelona nuk i ka dhënë kurrë ryshfet gjyqtarëve. Nëse doni të korruptoni një gjyqtar është shumë e thjeshtë, kontakto me të, takohesh me të në një vend sekret dhe jepi një zarf me para. A nuk është më e lehtë sesa të thuash të kalosh përmes zëvendëspresidentit të Komitetit të Arbitrave?”, tha Pique.