Kun Aguerro dhe Lionel Messi përveç kombëtares do jenë bashkë edhe te Barcelona. Klubi katalanas ka njoftuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me futbollistin argjentinas që në funhd të sezonit doli lojtar i lirë nga Manchester City, klub që këtë sezon humbi finalen e Champions League por fitoi Premier League.
Me Barcelonën Aguerro ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me 5 milion euro në sezon, ndërsa kjo aventura në Spanjë vjen 10 vite pasi u largua nga Atletico Madrid për te Manchester City.
Më herët gjatë ditës së sotme Aguerro kreu vizitat mjekësore ku me interes u pa gjuri i tij, që e mbajti për shumë kohë jashtë fushave këtë sezon në Angli. Me City-n, në 10 vjet, Aguerro u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në Premier League.