Sport

Barcelona nuk pret më, ofertë stratosferike për sulmuesin e Interit

23 Janar 2020, 16:25| Përditesimi: 23 Janar 2020, 16:27

  • Share

Në ditët e fundit të merkatos së janarit Barcelona e ka marrë shumë seriozisht afrimin e një sulmuesit për të zëvendësuar Luis Suarez që është dëmtuar për një kohë të gjatë. Sipas ‘TNT Sports’ klubi katalanas po bën gati 118 mln euro për bomberin e Interit Lautaro Martinez.

Argjentinasi në sezonin e dytë me zikaltërit ka shpërthyer duke realizuar 15 gola deri më tani dhe duke formuar një dyshe shkatrrimtare me Romelu Lukaku-n. Për 22-vjeçarin është folur edhe më parë se mund të kalojë në ‘Camp Nou’, por tashmë koha nuk premton shumë dhe Barcelona ka zgjedhur të ofrojë këtë ofertë stratosferike.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?