Lojtarët e Barcelonës

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

28 Shtator, 22:56| Përditesimi: 28 Shtator, 22:57

  • Share


Në "Pamplona", Osasuna mundi 4-2 Barcelonën duke bërë surprizën e javës së tetë në La Liga. Vendasit kalua në epërsi me Budimir pas 18 minutave lojë, ndërsa dyfishuan me Zaragozan në të 28 minutë. Pjesa e dytë nisi me golin e Barçës, aty ku Victor shkurtoi shifrat. Mirëpo sërish Budimir, këtë herë me penallti dhe Bretones pesë minuta nga fundi zbehën ëndrrën e katalanasve për një pikë. Paçka se në minutën e 90-të Lamine Yamal shkurtoi shifrat në 4-2, kjo nuk i shërbeu djemve të Hansi Flick për të shmangur humbjen e parë sezonale. Barça me 21 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Real Madrid me 17 pikë (një ndeshje më pak kundër Atl. Madrid).


Lajmi kryesor:

La Liga/ Osasuna befason Barcelonën, e mposht 4-2! Sociedad mposht Valencian


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?