Daniele Rugani

Sport

Barcelona 'shopping' te Juventusi, kërkon Ruganin në janar

26 Dhjetor 2023, 15:03| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 15:04

  • Share

Dihet se Barcelona në Spanjë nuk mund të përballojë transferime të shtrenjta për shkak të fair-play financiar. Kjo është arsyeja kryesore pse gjigantët spanjollë kërkojnë të sjellin një mbrojtës të cilit i skadon kontrata në verën e 2024. Sigurisht që në dritaren e lëvizjeve të janarit të tilla kalime nuk do të rëndojnë shumë buxhetin e klubit.

"TuttoMercato" jep madje dha emrat e lojtarëve të lidhur me një kalim te Barcelona. Kjo perfshin Daniele Ruganin, i cili mbron ngjyrat e Juventusit, si dhe Yerry Mina nga Fiorentina.

Të dy mbrojtësit nuk luajnë një rol të rëndësishëm në ekipet e tyre, ndaj transferimi i të paktën njërit prej tyre duket shumë i mundshëm. Përveç dy të përmendurve më parë, drejtuesit e Barcelonës po mbajnë në vëzhgim edhe Eric Dier (Tottenham), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Victor Lindelof, Aaron Wan-Bissaka (të dy nga Manchester United), Cesar Azpilicueta, Mario Hermoso dhe Axel Witsel (tre nga Atletico Madrid).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?