Hansi Flick

Sport

Barcelona zyrtarizon kontratën me Hansi Flick deri në vitin 2027

22 Maj, 14:56| Përditesimi: 22 Maj, 14:57

  • Share

Hansi Flick do të vazhdojë të udhëheqë Barcelonën edhe për sezonet e ardhshme. Klubi katalanas ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin gjerman deri në vitin 2027.

Edhe pse marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh, njoftimi zyrtar u publikua të mërkurën nga klubi. Flick kishte kontratë deri në vitin 2026, teksa ka pranuar zgjatjen me një vit tjetër, si shenjë besimi nga drejtuesit.

Nën drejtimin e 60-vjeçarit Barcelona pati një sezon të shkëlqyer duke fituar titullin në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa u ndal në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Klubi beson se nën drejtimin e Flick skuadra mund të arrijë edhe më shumë suksese në të ardhmen, duke i dhënë projektit sportiv vazhdimësi dhe stabilitet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?