Kandidati i Partisë Demokratike, Bardh Spahia zhvilloi një takim me bluzat e bardha te qytetit të Shkodrës, ku shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre përballë sfidave të një sistemi shëndetësor të mbingarkuar dhe larg vemendjes që duhet të ketë nga qeveria.
Spahia u shpreh se PD ka hartuar një plan të detajuar që rikthen dinjitetin e mjekut, si dhe fokusohet tek investimet strategjike në shëndetësi.
"Rritja e financimit për shëndetësinë, Modernizimi i infrastrukturës shëndetësore, Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe Trajnimi dhe motivimi i personelit shëndetësor janë shtyllat kryesore të programit të PD",-tha Spahia ndër të tjera.
Komente
