Politikë

Bardh Spahia me kryefamiljaret shkodrane: Familja në krizë nga politikat e kësaj qeverie, ta ndëshkojmë me krizë shkaktarin e kësaj plage

5 Maj, 16:15| Përditesimi: 5 Maj, 16:25

  • Share

Me kryefamiljaret shkodrane, ato që janë kolona kryesore e familjes, e zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i Partisë Demokratike Bardh Spahia.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek situata e vështirë që kalojnë familjet shkodrane e shqiptare, ku plaga më e madhe është largimi i fëmijëve në emigrim. Politikat e këqija të qeverisjes 12 vjecare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese.

Bardh Spahia, kandidat për deputet, PD:

Duke e quajtur jetike për vendin betejën e 11 Majit, Spahia kërkoi nga kryefamiljaret që të ndëshkojnë masivisht me votë qeverinë Rama, duke i dhënë fund kësaj krize dhe duke mbështetur programin e PD, që ofron zgjidhje konkrete për këto problematika.

Bardh Spahia, kandidat për deputet, PD

Vota për Partinë Demokratike, është votë për ndryshimin, votë e një Shqipërie të zhvilluar dhe që i jep fund krimit e korrupsionit të bërë një me shtetin, përfundoi Spahia.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?