Bardh Spahia: Rama e bëri kurban nga rradhët e veta, Shkodra duhet të marrë mbështetjen që i takon për Covid-19

11 Prill 2020, 16:54| Përditesimi: 11 Prill 2020, 16:59

  • Share

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me shkarkimin e prefektit të qarkut Shkodër. Spahia akuzon kryeministrin E   di Rama se shkarkimi i Prefektit është kurban për të larguar përgjegjësitë nga vetja e vet. Më herët ministri i Brendshëm Sandër Lleshi shkarkoi prefektin e Shkodrës, Çesk Millja dhe në vendin e tij u emërua zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës së COVID-19, ishte arsyeja e vendimit për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër.

Statusi

3 të infektuar të rinj me COVID-19 në Shkodër, e një në Pukë e cuan në 53 numrin e të prekurve, sipas shifrave zyrtare. Njëlloj si në shifrat totale, ato u rritën pasi u rrit numri i testimeve, c’ka tregon se situata në terren është tjetër nga shifrat e ofruara. Por Shkodra po tregon se sa pak vëmendje ka patur nga qeveria. Pasi i sulmoi pacipësisht kryetaren e Bashkisë dhe qytetarët e Shkodrës për situatën me COVID-19, Rama e bëri një kurban nga rradhët e veta, për t’ia hedhur përgjegjësinë, prefektin e Shkodrës. Tejet qesharak justifikimi, se prefekti nuk paska treguar lidership e vendimmarrje, kur dihet mirë se as ministrat nuk guxojnë të vendosin vetë, nën pushtetin e Edi Ramës. Eshtë thjesht mënyra se si një individ, i përdor njerëzit si lecka njëpërdorimëshe, por edhe frika që ka nga Shkodra, edhe nga vetë socialistët shkodranë, të cilëve po u centralizon edhe drejtimin e një institucioni vendor si Prefekti, me një të përzgjedhur nga Tirana. Njëlloj sic u ka bërë edhe me partinë, nuk merr në konsideratë asnjë socialist vendas që t’i japë besim, por kjo është një cështje e tyre e brendshme. Sidoqoftë, fakt është se kjo qasje ndaj Shkodrës ka sjellë mungesën e vëmendjes institucionale në këtë kohë sfiduese me virusin Korona, dhe Rama përgjegjësinë po e hedh edhe tek të vetët. Në fakt cdo funksionar vendor, i djathtë apo i majtë, cdo anëtar i personelit shëndetësor, e di mirë se c’ka qeveria u ka ofruar deri tani, ka qenë vetëm presioni për të mos folur, për të mos u ankuar për pajisjet e munguara mbrojtëse, për mungesën e testeve e madje edhe moszbatimin nga policia të detyrimit për karantinim të shtetasve të ardhur nga Italia. Kurbanët brenda vetes janë problemi i Ramës dhe i ndjekësve të tij natyrisht, por Shkodra duhet të marrë mbështetjen që i takon, me të gjitha mjetet që i duhen për t’u përballur me COVID-19. Nuk është cështje dëshire, por detyrimi institucional e shtetëror në cdo vend demokratik!

Komento

Komente

  • SA TURP: 12/04/2020 14:48

    Sa turp është për Shkodrën që me u përfaqsu nga çuni spiunit të sigurimit ali spahis. Emrin e spiunit ali spahia e shkruaj me shkronj të vogël nga neveria që kam pë ktë familje laperësh. Ky çen bardh spahia me qen tamam Shkodran del e nihmon popullin Shkodran vesh bluzën e bardh. Po ky laper vetëm lef nat e dit e Shkodranët duhet me i thir trunit më mir votën me ja dhan një thiu se sa laperit bardh spahia çuni spiunit. Shkodran me kultur mos lejoni njerëz të till me ju përfaqsu se osht mare. Gëzu pashkët .Rroft shkodra rrofshin Shkodranët kudo qofshin. GËZUAR SHKODRA LOCE.

    Përgjigju
  • Me ken Shkodran: 11/04/2020 17:36

    Me ken Shkodran tana i ban.... ban mire hanger nje mu*** tash qe u ka hy huni

    Përgjigju
    • Haha: 11/04/2020 19:00

      E madhe kjo

  • ÇUNI I SPIUNIT ALI SPAHIA: 11/04/2020 17:25

    Shikoni dordolecin bardh spahin ky maskara është mjek kur ky çen i don kaq shum Shkodranët pse se vesh bluzën e bardh e ti nihmoj Shkodranët që i japin votën kti çeni. Ky vetëm me lef di sa her që kryekrimineli muti madh maloku salhe i thot kti bardhit skape bubi e ky fillon lef hum hum hum hum. Pty rac e pisët zaten baba vet ka çen spiuni sigurimit.

    Përgjigju
  • Shkodra: 11/04/2020 17:11

    Vetem nje pergjigje ndolohet rreptesisht votim per rilindjen e ed rames

    Përgjigju
  • Bono: 11/04/2020 17:06

    Na mbyten keta carat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?